Rrëfimi i pathënë i Blerta Deliut! (VIDEO)

By

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka rrëfyer shumë gjëra interesante për veten dhe familjen e saj.

Duke nisur nga fëmijëria, Blerta tregoi se është rritur me ëndrrën që ta shohë vendin tonë të lirë.

Ndër të tjerash, ajo foli edhe për prindërit e saj, gjë që e ka bërë rrallë herë në media.

E veçanta e rrëfimit të saj, është pjesa për fëmijët e saj.

Ajo tha se ata janë mbështetësit kryesor edhe pse nuk ka shpenzuar shumë kohë me ta për shkak të përgjegjësisë së saj në politikë.

Por, brenda videos së mëposhtme mund ta dëgjoni Blertën duke folur me shumë emocion për të pagjeturit, humbjen e xhaxhait të saj i cili është vrarë gjatë luftës dhe pas ka lënë dy fëmijë.

Shumë gjëra të tjera për Blertën mund t’i kuptoni përmes videos së mëposhtme./Prive.al

 Artikull i sponzorizuar.

Artikuj të ngjashëm