Bebe Rexha beson se seksualiteti është “një shkallë”.
Këngëtarja 31-vjeçare ka zbuluar se ka qenë në disa lidhje me gra të tjera, duke përfshirë “të famshme” të cilat nuk do t’i përmendte dhe do ta konsideronte veten të jetë fluide kur bëhet fjalë për njerëzit që i duken tërheqës.
Ajo tha: “Ajo që unë besoj në lidhje me seksualitetin është kjo: është një shkallë. A kam dalë me vajza më parë? Po. A kam pasur lidhje me vajza? Po. Të famshme biles, por nuk do i përmend. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po. Por tani, unë jam në një lidhje me një djalë”.
Por Bebe gjithashtu pranoi se i sheh marrëdhëniet me gratë e tjera si “tepër emocionale”.
Ajo shtoi: “E vetmja gjë që unë do të them është se kur jam në një lidhje me një vajzë, është thjesht shumë emocionale. Fuqia… Unë personalisht nuk mund të merrem me atë”.
Këngëtarja e ‘Meant to Be’ në fund të fundit nuk e ka përcaktuar seksualitetin e saj sepse nuk dëshiron të futet në një kuti. /Prive.al