Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë sivjet pjesë e evenimentit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022.
Ajo do të ngjitet në skenën e ceremonisë madhështore që këtë vit mbahet më 29 gusht në “Prudential Center” të New Yerseyt, për të prezantuar një artist ose për të ndarë një nga çmimet e mbrëmjes.
Lajmin e bëri të ditur vet artistja përmes një postimi në InstaStory, duke bërë të ditur se do të jetë një nga prezantueset e sivjetme në ngjarjen e madhe. /Prive.al