Çfarë po ndodh?! Eni dhe Genci…

By

Në fillim të Korrikut, rubrika ‘E vërtetë, e pavërtetë’ në Prive konfirmoi atë që dyshohej prej disa javësh – lidhjen mes Genc Prelvukajt dhe Eni Koçit.

Dyshja që njiheshin tash e një kohë të gjatë por që u afruan pas turit në SHBA përbëjnë një prej çifteve të reja të cilat befausan jo pak opinionin.

Krahas konfirmimit nga burime të sigurta, një varg postimesh të përbashkëta dhe disa foto nga Kosovarja që shfaqnin çiftin dorë për dore nuk i lanë hapësirë dyshimeve.

Por, javëve të fundit, mes fansave ka lindur një shqetësim për ftohjen e raporteve mes dyshes.

Eni dhe Genci reduktuan paraqitjet e tyre nëpër rrjete sociale dhe madje fshinë postimet e përbashkëta të ditëve të ditëlindjes!

Por, a është kjo një sinjal për ndarje?!

Burime të Prive.al kanë demantuar duke thënë se sipas të gjitha gjasave, dyshja thjesht po i japin më shumë hapësirë privatësisë së tyre duke mos dhënë material për portalet që brenda pak minutash ‘vërshojnë’ me lajme nga më të ndryshmet.

Qetësohuni, për Enin dhe Gencin e gjithë ajo që mund të ketë ndryshuar aktualisht është vendimi i tyrë që gjërat t’i mbajnë më larg syrit të publikut… /Prive.al/

Foto: Urimi i fshirë në Instagram nga Eni me rastin e ditëlindjes së Gencit

Artikuj të ngjashëm