PREMIERË: Gold AG – Bota kalimtare

By

Sapo është publikuar kënga më e re e Gold AG e titulluar ‘Bota kalimtare’.

Si çdo herë tjetër, teksti është shkruar nga vetë reperi kurse inçizimi është bërë në studion e Don Arbas.

Ky krijim muzikor ka një qëllim sensibilizues brenda vetes pasiqë synon t’i vetëdijësojë dëgjuesit të bëjnë vetëm vepra të mira në jetë.

Kujtojmë se ky projekt hyn në vazhdën e një vargu të këngëve të reperit që nuk e ka në mend të ndalet.

Ariani së shpejti sjell këngën kushtuar nënës në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin kurse në proces të punës është edhe dueti me Leonora Jakupin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm