Bullizmi është një sjellje agresive që ka ekzistuar gjithmonë, por me ardhjen e internetit dhe rrjeteve sociale kjo ka marrë formë ndryshe e gjithë përfshirëse.
Këngëtarja e hitit “The Lat Hurrah” është bërë target i bullizmit për shkak të qëndrimeve të saja kundrejt cështjes së LGBT dhe pozitiviteti trupor.
Ajo ndaloi së kthyeri përgjigje bullistëve në rrjete sociale sepse “urrejtja nuk mundet me urrejtje”.
Këngëtarja fituese e çmimit “Grammy” ka deklaruar se është biseksuale, këshillon edhe fansat e saj që të injorojnë komentet e ngacmuesve.
Ajo tha: “Mendoj se po mësoj. Në fillim përgjigjesha ndaj çdo lloj ngacmimi. Tani po mësoj se urrejtjen nuk e mund me urrejtje.”
“Nganjëherë as me dashuri nuk e mund dot urrejtjen. Disa njerëz thjesht janë të acaruar. Nëse ata duan të lënë komente urryese ata thjesht e bëjnë.”
“Në ato situata, gjëja më e mirë që mund të bësh është t’i injorosh. Është shumë e vështirë – por thjesht injoroni.”
Ajo po ashtu shtoi se : “Disa gjëra me të vërtetë të lëndojnë dhe ngacmimet nganjëherë mund të jenë të tepërta.” /Prive.al