Këngëtari amerikan i cili ëndërron të bashkëpunojë me Dua Lipën

By

Dua Lipa jo vetëm që ka vjedhur zemrat tona, ajo ka vjedhur edhe zemrat e kolegëve.

Këngëtari dhe tekstshkruajtësi Khalid është një fans i zjarrtë i Dua Lipës që nga viti 2017 kur dëgjoi këngën e saj “New Rules”.

Krijuesi i hitit “Eastside” tha për një intëvistë se një projekt me Dua Lipën do të ishte bashkëpunimi i ëndrrave të tij.

Për më tepër ata ishin takuar me një event dhe se kishin biseduar për një bashkëpunim potencial.

“Ishte bisedë e shpejtë. Ajo ishte gjithandej.” tha këngëtari duke vazhduar pastaj “Ndjej se nëse të dy jemi të lirë ne do të mund t’ia dalim të bashkëpunojmë.” /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm