Bebe Rexha feston 28 Nëntorin nën muzikën e Shkurte Fejzës

By

Bleta Rexha që bota e njeh dhe e do si Bebe Rexha nuk nguron asnjë moment të festojnë prejardhjen e saj.

Çdo 28 Nëntor ajo është pjesë e eventeve të organizuara nga komuniteti shqiptar në Amerikë.

Edhe kësaj here ajo ishte pjesë e një parade makinash të mbuluara me flamuj shqiptar.

Ajo ka shkëputur një pjesë të këtij momenti dhe e ka ndarë me miliona ndjekësit e saj.

Postimin ajo e ka shoqëruar me këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm