Viti të cilin po e lëmë pas, në fushën muzikore u karakterizua me bashkëpunime të panumërta në mes artistëve kosovarë.
Nëse kthehemi të analizojmë këngët e publikuara këtë verë, shumë pak raste numërohen të jenë sjellë këngë nga vetëm një artist, ngase pjesa dërrmuese e tyre, ishin duete.
Por në krejt këtë mes, bashkëpunimi i hitit po vjen të mërkurën.
Reperët e grupeve të ndryshme, Lyrical Son nga PINT, Vig Poppa nga KAOS e Capital T i label’it Authentic, kanë paralajmëruar lansimin e këngës.
Capital T në një publikim në Instagram, ka deklaruar që projekti i kësaj tresheje fantastike, do të jetë i gatshëm për publikun në mes të kësaj jave, përkatësisht të mërkurën pas mesditës. /Prive.al