Kthim në kohë: 15 vite më parë, kështu dukej Gili (FOTO)

By

Është një fotografi e realizuar në vitin 2002 ajo që këngëtarja Fevzie Berani ka zgjedhur të publikojë në profilin e saj në Instagram.

Gili ka zgjedhur një imazh, ku ajo është 15 vjet më e re, e këtë fotografi e ka pasur kopertinë të albumit që e ka publikuar atë vit.

Ky ishte albumi i saj i shtatë me radhë, që dëshmon se Gili ka një karrierë të gjatë në muzikë, dhe i përket asaj kohe kur këngëtarët kanë punuar shumë për të publikuar një album.

Tani pas 15 vitesh, Gili ka ndryshuar pak dhe mosha ka filluar të vërehet në fizikun e saj meqë tani ka shtuar edhe në peshë, por një gjë ka mbetur gjithnjë e pandryshuar. Ajo ishte dhe vazhdon të mbetet një bionde. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm