Javën e kaluar Prive raportoi se çifti i njohur Blerim Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika, kishin blerë një banesë në periferi të Prishtinës për plot 320 mijë euro.
Banesa mbi 200 metra katrorësh, u ble ndërsa çifti ende nuk kanë ndërmarrë një hap tutje drejt martesës.
Dhe një gjë të tillë këto ditë as nuk do ta bëjnë.
Për Prive në intervistë këtë javë Blero tha se banesa është blerë duke menduar në të ardhmen, ndërsa tani Afrona ka punët e saja në Zvicër e Blero në Kosovë, megjithatë një shtëpi aq e madhe është e nevojshme për të ardhmen ngase ata planifikojnë të martohen. /Prive.al