Para disa ditësh, Prive ju njoftoi se Azet – reperi i cili po bënë namin në Gjermani e Zvicërr, po qëndron në Shqipëri, saktësisht në Durrës, atje ku është bashkuar me Noizyn me të cilin po sjellë edhe një projekt të ri.
Madje dyshja janë duke realizuar edhe një videoklip që me sa duket është menduar të bëhet në trojet shqiptare, meqenëse ai i “Kriminel” u xhirua jashtë.
Azet po i mbanë të informuar fansat e tij me video e foto të publikuara në instastory, e të njëjtën gjë ka bërë edhe Noizy i cili para pak minutash publikoi një video ku në tavolinë shihej me Azet, Zuna dhe Dj A Boom, producenti i cili një kohë të gjatë është kujdesur për hitet e Noizyt./Prive.al