Në rrugë për t’u ribashkuar grupi me më së shumti fansa?

By

Edhe pse djemtë e “One Direction” janë në pesë drejtime të ndryshme, akoma ka shpresë për një ribashkim.

Është njëri prej anëtarëve të këtij grupi që ka dhënë një alarm mbi këtë lajm.

Në një intervistë të fundit për Promiflash, Liam Payne ka thënë: “Ju e dini që unë mendoj se një bashkim do të ndodhë në të ardhmen e largët”.

“Ne të gjithë kemi folur për këtë, e dini, ëndrra për këtë shfaqje më fantastike mund të ndodhë”, vazhdoi ai.

Liam i cili është bërë edhe baba, mendon se suksesi i secilit prej djemve të grupit është edhe një arsye më shumë për t’u ribashkuar.

“Meqë të gjithë janë aq të suksesshëm, kjo është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të bëjmë një shfaqje”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm