Reperi Azet është vënë në shënjestër të një akuze të fortë publike.
Ka qenë producenti i njohur Bini Diez ai i cili ka hedhur dyshimet e kopjimit të projektit të fundit të Azet.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes.
“Në këtë rast Azet dhe Zuna e kanë shkelur të drejtën time autoriale, keqpërdorë, vjedh, komplet refrenin, tonalitetin dhe idenë e këngës. Zuna ka qenë në studio për me diskutu për disa projekte të albumit të tij. Kjo këngë është e artistit tim Genti i cili shumë shpejt ka pasur ta publikojë këngën në bashkëpunim me Fuego. Vijnë i vjedhin idetë e shkojnë nëpër studio tjera, i realizojnë pa pare” – është shprehur ai.
Prive.al ka kontaktuar edhe menaxhmentin e reperit të njohur. Deri tani nuk ka një koment replikë për akuzat e hedhura në drejtim të Azetit. /Prive.al