Këngëtarja e famshme shqiptare Aurela Gaçe e ka vlerësuar shumë këngën e re të reperit Genc Prelvukaj.
“Ylli e Hana” që u lansua me gjashtë janar, ka marrë vëmendjen e artistes e cila ka thurur lavde për reperin në profilin e saj në Instagram “
“200 000 klikime per 24h. Pa Armani, pa Versace, pa mijera euro boost, pa klikime te bleme, pa u sha me asnjë, pa klike, pa bashkepunim, etj etj. Thjeshte mduhet vec nji laps nji leter e nji piano afer. Edhe mbi te gjitha me duheni ju, qe me mbeshtetni duke degjuar, pelqyer e shperndare cdo krijim timin dhe me jepni respektin maksimal”, ka shkruar Aurela.
Dhe nuk ka vonuar përgjigja e Prelvukajt i cili shkruan:
“Aurela, faleminderit për shpërndarjen në radhë të parë. Më bëhet qefi që të pëlqeu. Së dyti, sivjet do bëjnë diçka të madhe bashkë siç e kemi folur shumë herë”, ka shkruar Genci, duke pasur në diskurs edhe vlerësim të madh për këngëtaren. /Prive.al
![](https://scontent-waw1-1.xx.fbcdn.net/v/t1.15752-9/50241609_1874249819339510_7002559201029390336_n.jpg?_nc_cat=107&_nc_ht=scontent-waw1-1.xx&oh=d970c5dd4b715eaa5e49672e400fcab3&oe=5CBD18A1)