Aurela Gaçe hap arkivën e 90-tave, me stil tash me stil atëherë (FOTO)

By

Një yll si ajo, duke i lënë mënjanë zërin, do ta kujtojmë gjithnjë për paraqitjet e veçanta skenike me plot energji dhe veshje të jashtëzakonshme.

Jo vetëm tani, në këtë milenium që të jep mundësi të blesh veshje në tërë botën e të kombinohesh siç e ke ëndërruar gjithmonë, por Aurela Gaçe ka ditur gjithmonë se ku t’i gjejë rrobat e përshtatshme për çdo performancë të sajën edhe në vitet e 90-ta, në një Shqipëri që ende kishte shijen e komunizmit.

Këngëtarja ka publikuar një seri të fotografive që janë realizuar përgjatë viteve të 90-ta, nga disa prej paraqitjeve skenike e nga përditshmëria e saj.

Nga ky koleksion fotosh, një gjë vërehet: Ajo është lindur për të qenë e skenës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm