Artistët që anuluan dhe ata që nuk anuluan koncertet dje

By

Dje në Kosovë ishte ditë zie.

Me vendim të Presidentes Osmani, vendimi u mor në kujtim të 10 kosovarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

Për shkak të tragjedisë, një numër i konsiderueshëm i artistëve shqiptarë anuluan mbrëmjet muzikore të parapara për dje.

Këtë vendim e morën emra si: Dhurata Dora, Gjiko, Melinda, Elvana Gjata, Capital T, Tayna dhe Rina Balaj.

Megjithatë, jo të gjithë vepruan kështu.

Përpos artistëve që ishin të caktuar të këndojnë në dasma të cilat nuk mund të shtyhen si Remzie e Nexhat Osmani dhe Gold AG, koncertet në klube i zhvilluan emra si Dafina Zeqiri, Azet, Ledri Vula, Lumi B dhe DJ Regard.

Mbrëmja e djeshme i gjeti në punë edhe Mozzikun, Getinjon dhe Kidën, vetëm se me një dallim. Tre artistët performuan jashtë territorit të Kosovës, të parët në Ulqin kurse e dyta në Preshevë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm