E para e BE-së e pyet Presidenten si është Dua Lipa, Osmani i fton në “Sunny Hill Festival”

By

Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e liderëve në Bruksel.

Ajo ka zhvilluar takime me një sërë krerësh të rëndësishëm, përfshirë edhe Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në ceremoninë e fotografisë zyrtare me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe të parin e Francës, Emanuel Macron, Presidentja dëgjohet teksa ka një ftesë.

Ajo fton të tre në festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet në data 4-7 gusht.

Ftesa erdhi pasi Presidentja e Komisionit Europian, e pyeti Presidenten Osmani se “si është Dua”.

“Dua është mirë dhe shpresojmë t’iu kemi në kohën e Sunny Hill Festival që do zhvillohet në Kosovë ku [Dua] po sjell një line-up shumë të mirë.” – thotë Osmani.

“Jemi fansa të të njëjtës muzikante” – shprehet Ursula Von Der Leyen, teksa në atë moment, edhe Presidenti Macron e kupton se për kë bëhet fjalë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm