Arsyetimi i gjykatësit Kalludra për dënimin e Noizyt

By

Në minutat e parë pasi ka shpallur aktgjykimin dënues për konfliktin në mes Noizyt dhe Albert Krasniqit, gjykatësi Beqir Kalludra ka arsyetuar vendimin e tij.

Në shqiptimin e dënimit ka vlerësuar pranimin e fajësisë nga të akuzuarit për veprat.

“Për të akuzuarin Albert Krasniqi ne kemi shkuar me zbutje të dënimit për vëprën lëndim i rëndë trupor dhe kjo ka ardhur për shkak të disa rrethanave lëhtësuese që i ka përmendë edhe prokurorja”, ka thënë gjykatësi Kalludra.

Ramiz Krasniqi avokat i Albertit ka deklaruar në seancë se pajtohet që dënimi me burg për klientin e tij të kthehet ne dënim me gjobë Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me 2 mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës, shkruan kallxo.com, transmeton Prive.

Në procesin gjyqësor i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit një dënim prej 8 mijë eurosh për veprat në aktakuzë. Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

Artikuj të ngjashëm