Gjithçka gati: Rita zbulon datën e lëshimit të albumit të ri

By

Rita Ora është duke u përgatitur për të publikuar albumin e saj të ardhshëm.

Këngëtarja 27-vjeçare hyri në Twitter për të zbuluar emrin dhe datën e lëshimit të albumit të saj të dytë.

‘PHOENIX, albumi, publikohet më 23 nëntor’, shkroi artistja duke ia bashkëngjitur kopertinën e albumit.

‘Një nga ndjenjat më çliruese për mua është këndimi dhe krijimi i muzikës’, tha rita në një deklaratë përmes Rolling Stone.

‘Ky album është bërë me dashuri. Jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen e atyre që kanë punuar me mua dhe më kanë lejuar të krijoi diçka që unë jam më të vërtetë krenare. Më dhanë hapësirën dhe lirinë për të krijuar diçka nga zemra ime. Jam më të vërtetë krenare për udhëtimin që më ka bërë krijimi i Phoenix’.

Artikuj të ngjashëm