A do rikthehet ‘Çka ka shpija’ këtë sezon? Zbulohet fati i serialit

By

Është një ndër serialet më të ndjekura vendore që numëron miliona shikime në çdo episod.

Për disa sezone rresht, ‘Çka ka shpija’ është rikthyer çdo Shtator në televizionin publik mirëpo e njejta nuk ka ndodhur sivjet.

Kjo ka bërë që fansat në rrjete sociale të ngrisin pikëpyetje mbi të ardhmen e serialit duke pyetur se a do të kthehet dhe nëse po, kur.

Image result for qka ka shpija

Pyetjeve iu ka dhënë përgjigje vetë aktori Naser Rafuna përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai në Instagram e ka konfirmuar që ‘Çka ka shpija’ do të rikthehet në Tetor mirëpo pas zgjedhjeve.

Duket se dominimi i politikës në fashat e orarit prime-time këto ditë të fushatës zgjedhore ka ndikuar edhe në serialin në fjalë dhe lëvizja duket të ketë qenë e mirëmenduar marrë shkas nga interesimi i shtuar që kanë këto kohë debatet politike. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm