Arrestohet në Dubai partneri i ish-Miss Shqipërisë

By

Arrestohet në Dubai, i shumëkërkuari për vrasjen e 4 tetorit të vitit 2018 në ish-Blok.

Eldi Dizdari, është vënë në pranga në bashkëpunim me policinë shqiptare, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Los Blancos”.

Ai dyshohet se ka qenë i pranishëm në lokalin ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në lokalin në ish-Bllok, ku u mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Dizdari akuzohet edhe për trafik kokaine, ndërsa është bashkëshorti i ish-Missit, Suada Sherifi, me të cilin ka një vajzë.

Bashkëshorti në kërkim për vrasjen në Ish-Bllok, Suada Sherifi: Jam martuar me Eldi Dizdarin – Dosja AL

Operacioni për kapjen e tij nisi nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare dhe holandeze.

Dyshohet se përplasja me armë në lokalin “Monopol” në ish-Bllok, ndodhi pikërisht për prishje të pazareve të drogës.

Eldi Dizdari njihet ndryshe edhe me emrin Denis Matoshi

Artikuj të ngjashëm