Armina Mevlani në tapetin e kuq të Kanës, blogerja shqiptare shkëlqeu me pamjen

By

Blogerja shqiptare Armina Mevlani, ka marrë pjesë mbrëmë në Festivalin e Filmit në Kanë, në premierën e filmit “A hidden life”, nga Terrence Malik.

Ky film që flet për një dashuri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, premierën e ka pasur mbrëmë në Kanë të Francës në teatrin e famshëm “Lumiere”.

Ndërsa në publik, ishte prezente edhe blogerja e famshme Mevlani, e cila kishte zgjedhur të vishte një fustan të bardhë që i tregonte linjat e saj të trupit, ndërsa aksesorët e saj ishin tejet elegantë.

Mevlani po ashtu siç bën gjithmonë, kishte vendosur grim të lehtë me nuancat e tokës dhe po dukej tejet elegante. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm