Armina Mevlani dhe Dren Abazi: Rihapet historia e vjetër, çfarë ndodhi mes tyre?

By

Ishte një artikull i shkruar nga gazetari shqiptar Bledi Mane, që sulmonte emrin e blogeres Armina Mevlani, e lidhur prej kohësh me të birin e ish kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Berishën.

Image result for bledi mane

Ai shkruante: “Botërisht dihet që dashnori, kollovari i pestë i Armina Mevlanit ka qene këngëtari kosovar Dren Abazi dhe ketë te fundit e braktisi sapo i thane qe Shkëlzeni i Sali Berishes‎ te ka fiksim. Dhe ia gjeti anën e u lidh me Shkëlzenin duke shkatërruar edhe lidhjen e saj, edhe familjen e kollovarit të ri”.

I tërë ky artikull aludon se Armina e la Abazin, për tu lidhur me Shkëlzenin, në mënyrë që të kishte jetën që bën sot, mes udhëtimesh luksoze dhe rrobave firmato.

E ky supozim, u bazua në një ngjarje që kishte ndodhur vjet më parë, kur Dren Abazi e Armina, ishin parë nën shoqërinë e njëri tjetrit në vitin 2012, në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së hapjes së ‘Top Fest’.

Aso kohe, u tha se kjo nuk ishte thjesht “një zgjedhje artistike” dhe se Armina e Dreni, ishin në një lidhje por që po e mbanin të fshehtë nga publiku.

Image result for armina mevlani dhe dren abazi

Por sot është vet Armina ajo që e sqaron edhe njëherë këtë histori të vjetër për Prive.

Në një prononcim për portalin tonë, ajo thotë se këtë çështje e ka sqaruar kohë më parë dhe se Dreni thjesht e kishte shoqëruar atë në tapetin e kuq miqësisht.

“Të dy e kemi mohuar një lidhje mes nesh. Ai më shoqëroi miqësisht dhe ato kanë qenë lajme koti”, ka deklaruar Armina.

Ndërsa, për Manen thotë se nuk e njeh fare personalisht dhe s’e di pse ka shkruar diçka të tillë. /Prive.al

Image result for armina mevlani dhe dren abazi

 

Artikuj të ngjashëm