Kur në audiencë të vjen kryetari i komunës, kjo i ndodh veç Dua Lipës (FOTO)

By

Ndonëse kur ishte në Kosovë ajo e ngatërroi kryetarin Shpend Ahmeti me Presidentin Hashim Thaçi, Dua Lipa i njeh me saktësi politikanët britanikë.

E me siguri se edhe ata e njohin këngëtaren shqiptare fort mirë, pasi njëri prej tyre, u bë edhe audiencë e njërës prej shfaqjeve të saj në koncert.

Dua Lipa është fotografuar me Majorin e Londrës, Sadiq Khan, duke e falënderuar kryetarin e qytetit ku u rrit, për pjesëmarrje.

Këtë imazh ajo e ka publikuar në Instagram, me një dozë krenarie që ai ishte publik i saji.

“Jo çdo ditë kryetari i Londrës vije në koncertin tonë. Sadiq Khan, faleminderit që erdhe. Ishte nder i madh”, ka shkruar Dua.

Khan është kryetari i parë mysliman në një qytet perëndimor si Londra dhe vjen nga partia laburiste e Britanisë së Madhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm