Çështjes së fundit me Adelina Ismailin, iu ka përgjigjur sërish Arif Vladi i cili ka thënë se këngëtarja ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthej atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve.
Kënga “Marshi i UÇK’së ditëve të fundit ka bërë që këngëtarët Arif Vladi dhe Adelina Ismaili të drejtojnë akuza ndaj njëti-tjetrit.
Ishte fillimisht këngëtarja Ismaili e cila tha se Vladi ishte paguar për të realizuar një këngë të tillë, por Vladi ka paralajmëruar padi kundër këngëtares.
Në një bisedë me RTK’në, Vladi ka thënë se Adelina Ismaili ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthej atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve.
“Me sa duket i ka humb audienca dhe kërkon të gjejë emra me të cilët i kthehet vëmendja”, tha Vladi.
“Në kohën kur është bërë “Marshi i UÇK’së” unë përjetoja të tjera gjëra kurse Adelina argëtohej serbisht’, tha Vladi.
Paralajmërimit për padi i është përgjigjur Ismaili e cila në rrjetet sociale ka shkruar se ky është vetëm fillimi i kësaj historie.
Vladi tha se pas suksesit të “Marshit të UÇK’së” po punon që vitin e ardhshëm është që të realizojë një film për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës./RTK