Arbër Hajdari zbulon pejanen që i ka marrë zemrën

By

Veprimtaria e tij e madhe bamirëse prej kohësh e ka shndërruar në personazh publik.

Arbër Hajdari është një nga ata emra që ndihmon por edhe frymëzon me shembullin e tij përmes organizatës “Fundjavë ndryshe” që i gjendet pranë mijëra shqiptarëve në nevojë.

Fakti që ka aktivitet publik e ka bërë të “shënjestruar” edhe për privaten.

Në intervista të ndryshme ai ka pranuar se është prej kohësh në një lidhje të dashurisë pa zbuluar më shumë.

Së fundmi, u bë e ditur që Arbëri është fejuar në Tiranë.

Disa javë pas, humanisti ka bërë “kompromis” duke postuar sonte një fotografi me personin e zemrës, pejanen Vlera Devolli, vajzën e sipërmarrësit të njohur, Blerim Devolli.

“Me Vlerën time” – shprehet Arbëri në fotografinë e rrallë.

Komentet dhe pëlqimet kanë qenë të shumta në numër që në minutat e parë të publikimit të fotografisë.

Me trashëgime super çifti! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm