Aq unik sa pritej: Dua Lipa dhe Calvin Harris sjellin klipin e “One Kiss” (VIDEO)

By

Dua Lipa ka filluar të shquhet për klipe interesante dhe paraqitje tejet unike. E edhe kënga e re me Calvin Harris, nuk kishte se si të ishte ndryshe.

Bashkëpunimi me njërin nga DJ më të njohur në botë, është lansuar këtë të enjte edhe me klip e kënga One Kiss që bëri xhiron e botës, tani do të ketë edhe vulën e saj në një video shumë origjinale.

Në këtë klip Dua shfaqet si një divë, sërish e rrethuar nga një grup vajzash të bukura dhe elegante.

Kënga me klip është lansuar në kanalin zyrtar të Youtube të Harris, ndërsa për vetëm 7-të orë ka arritur të marrë afër 1 milion klikime. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm