Këto janë çmimet e biletave për koncertin e Elvana Gjatës

By

Këngëtarja Elvana Gjata bëri publik lajmin e një koncerti të madh në muajin qershor.

Elvana do të interpretojë hitet e saj ndër vite në një organizim gjigant, të parin për të të këtij kalibri në stadiumin “Air Albania”.

Biletat tashmë kanë dalë në shitje online teksa sot përmes një vëzhgimi të thjeshtë, Prive.al ndalet në një komponentë shumë të rëndësishme – çmimet.

Sa kushton për ta përjetuar nga afër koncertin e këngëtares së njohur?

Në fakt, të paktën një pjesë e çmimeve duket të jenë goxha të arsyeshme por sigurisht, e tëra varet nga pozicioni kundrejt skenës në stadium.

Bileta më e lirë kap shifrën e 15 eurove. Çmimet variojnë edhe në disa lloj biletash të tjera, 19, 26 dhe 39 euro.

Zona VIP në dy anët e saj kushton 90 euro për person.

Duket se është mendar për të gjithë fansat e këngëtares në mënyrë që të përballohet nga xhepi i shumicës përjetimi i këtij koncerti.

Nuk dihet me siguri nëse do të ketë të tjerë artistë të ftuar si mysafirë marrë shkas nga bashkëpunimet e shumta që Elvana ka pasur ndër vite në karrierën e saj. /prive.al

Artikuj të ngjashëm