Një këngë nga Kledi Bahiti me zërin e Anxhela Peristerit, del një kryevepër.
Këngëtarja e famshme shqiptare, sapo ka publikuar këngën e saj më të re vetëm në versionin audio, pa videoklip.
Peristeri këtë të hëne ka lansuar projektin e ri i cili quhet “Shpirti ma di”, që është një baladë shumë e bukur dashurie.
Ajo duke qenë ndër zërat më të bukur shqiptarë dhe me mënyrën e veçantë të interpretimit, ka bërë për vete zemrat e publikut shqiptar ndërsa vitin e kaluar, këngëtarja ka qenë fituesja e çmimit të parë të festivalit të madh “Kënga Magjike”. /Prive.al