Anwar Hadid ndjek hapat e të dashurës së tij, Dua Lipa – mbretëresha e manikyrit

By

Historia në fakt po përsëritet vetvetiu: Burrat kanë bërë manikyr që nga 3.200 para Krishtit.

Pas një gërmimi të varreve mbretërore në Ur të Kaldeasve në Babiloninë jugore, raportohet se u zbulua se shumica e burrave gjatë asaj epoke kishin thonj të lyer, me ngjyra të ndryshme që nënkuptonin klasa të ndryshme. E bërë kryesisht me kohl, sa më e errët ngjyra, aq më e lartë është klasa e burrit, nga luftëtarët tek udhëheqësit. Ngjyrat e lehta ishin të rezervuara për burrat e klasës së ulët. Në fakt, para betejës, luftëtarët do të merrnin orë të tëra që të përgatitnin dhe pikturonin thonjtë e tyre ashtu.

Ka pak dokumentime se si manikyri u shndërrua në një shprehje posaçërisht femërore, ndërsa vitet kalonin. Ajo që ne dimë është se deri në vitet 1800 në Francë, ishin kryesisht gratë që do të lyenin thonjtë e tyre për të sinjalizuar pastërtinë e tyre. Deri në vitet ’30, kompani si Revlon po tregtonin lustrime të kuqe dhe rozë drejtpërdrejt te klientët femra.

Kundër-kultura e solli përsëri: Përpara drejt rritjes së antikulturës në Shtetet e Bashkuara dhe artistë të tillë si Iggy Pop, Kurt Cobain, Lou Reed dhe David Boëie, të gjithë ishin përkrahës të shquar të llakut për thonjtë e tyre.

Image result for rock stars wearing nail polish

Të gjithë burrat e mësipërm ishin yje të rrokut, duke rebeluar kundër normave gjinore të cilave u bindeshin paraardhësit e tyre.

Edhe Anwar Hadid që ne e njohim më shumë si i dashuri i ri i Dua Lipës, postoi një InstaStory ku reklamonte manikyrin e tij të freskët (mund të frymëzoheni, sepse është një punë shumë e bukur në thonjtë e tij.)

Në fakt, është ky promovimi i kundërkulturës, që dëshiron të rrënojë normat shoqërore të krijuara më kalimin e kohës, e që në thelb nuk përmbajnë asnjë lloj kuptimi se pse nuk duhet thyer, dhe pse duhet kritikuar nëse një individ refuzon t’u përmbahet.

Për më tepër edhe Dua Lipa si një fanse e zjarrtë e manikyrit, mund të shkojë te estetistja e saj bashkë me të dashurin si një ide e re e takimeve romantike.

Meqë jemi këtu, hidhjani një sy dizajneve më të bukura që Dua Lipa ka paraqitur me thonjtë e saj. /Prive.al

Dua Lipa e çmendur pas manikyrit, ja disa nga dizajnet më të bukura të saj

Artikuj të ngjashëm