Cila ngjarje e vitit pritet ta sjellë Linda Halimin sërish në trojet shqiptare?!

By

Destinacioni i saj i fundit televiziv ishte ‘American Idol’ në kontinentin amerikan, ku arriti që të performojë edhe para yllit botërorë, Jennifer Lopez.

E menjëherë pas largimit të saj në gjysmën e këtij kompeticioni, ajo filloi të frekuentojë studiot muzikore më në zë të cilat gjendeshin në qytetet kryesore të SHBA-ve.

Mirëpo duket se Linda akoma gëzon brenda vetës nostalgjinë për muzikën shqiptare, e sidomos për Festivalin e Këngës, festival ky i cili edhe përcakton artistin i cili do të reprezentojë Shqipërinë në kompeticionin muzikorë evropian, Eurovision. E pikërisht është ky edhe eventi ku duket se këngëtarja shpreh interes që të marr pjesë sërish edhe këtë vit.

Ndoshta edhe e gjithë eksperienca e saj që një vit në muzikë e ka bërë atë që të jetë edhe më e sigurtë  në vetvete, dhe që ndoshta shpreson se ajo do të jetë zëri përfaqësues shqiptar për këtë vit.

‘Si mendoni ju, te kthehem dhe njehere ne festivalin e fundvitit me nje kenge eksplozive? Thjesht mendim me ze, dhe me ke producent te bashkepunoj? Nuk e kam idene se kush nga producentet eshte me ne ze tani atje momentalisht duke qene se nuk jam fare ne rrjedha me industrine muzikore shqipe.. Cdo keshille do te merret parasysh . Ju dua!’– shkruan Linda në njërin nga llogaritë e saja sociale./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm