Angela zbulon unazën përrallore dhe gjithë historinë e jashtëzakonshme pas saj (FOTO)

By

Për javë të tëra, Angela Martini po mbetet në vëmendjen kryesore të medias me kurorëzimin e dashurisë së saj – ndonëse me vetëm një ceremoni modeste.

Me pak dëshmitarë përreth dhe një fustan që thyente shabllonet, super modelja befasoi të gjithë.

Më pas, pasuan videoklipet nga momentet e çiftit dhe udhëtimet në ishujt Sejshell.

E sot, rradha ka qenë për të zbuluar historinë e jashtëzakonshme të unazës përrallore të martesës.

Me foton e gurit të çmuar në fokus, Angela ka rrëfyer gjithë detajet që ngjajnë në një rrëfim përrallash.

‘Katër vite më parë, i thashë shoqes sime të mirë, një dizajnere e jashtëzakonshme e stolive që një ditë ajo do ma bëj unazën e martesës. Gjithashtu, tre vite para kur ne po jetonim në Neë York, unë i thash asaj se po zhvendosem në Los Angeles sepse ai është vendi ku unë do ta gjej ‘atë’. Ja ku jemi sot! Unë u zhvendosa në Los Angeles dhe e gjeta dashurinë atje dhe ajo më dizajnoi unazën e ëndrrave. Ca njerëz mund të më thonë shtrigë por unë e di që është vetëm fuqia e ligjit të tërheqjes’ – ka deklaruar Martini në postimin e bërë.

Nga kjo e kuptuam se kur Angela i vë vetës një synim, s’ka gjë që e ndalë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm