Menduat se përfundoi aventura e Adelinës në ‘O sa mirë’?! Gaboheni…

By

Këngëtarja Adelina Ismaili befasoi jo pak kur para vitit të ri u paraqit në serialin më të ndjekur në vend ‘O sa mirë’.

Pas shumë vitesh, diva provoi rolin e aktores që i shkoi goxha shumë kur djemtë e serialit shkuan në Zvicër për ta lutur që të kthehet në Kosovë në rolin e drejtoreshës së shkollës.

E duket se gjërat nuk kanë mbaruar në atë pikë.

Adelinën, siç edhe e paralajmëronin në serial, do e shohim sërish shumë shpejt.

Kjo lihet të kuptohet nga fotografitë më të fundit të regjisorit Ard Islami ku shfaqet edhe këngëtarja.

Për të parë Ismailin në serial na mbetet që t’i drejtojmë sytë të dielave në ekranin e Klan Kosovës me fillim nga ora 21:00. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm