Ajo pothuajse çdo muaj përflitet për lidhje të mundshme.
Milionerë, biznesmenë, sheikë e shpeshherë edhe miq të saj janë target i mediave që spekulojnë për partnerët e mundshëm të Angela Martinit.
Kjo e fundit, shpesh edhe i demanton mirëpo raportime të tilla në shumicën e rasteve harrohen brenda pak kohësh.
Por, provat që i ka dhënë vetë Angela Martini sot në rrjete sociale, e kanë vulosur faktin se ajo është në lidhje pas disa spekulimeve që lindën nga një buqetë me lule të cilën e pranoi pak ditë më parë.
Modelja e njohur shqiptare ka gravuar në gishtin e saj gjysmën e zemrës teksa një dorë mashkulli e ka plotësuar figurën me anën tjetër në gishtin e tij.
Angela duket të jetë shumë e përmbushur dhe mbi të gjitha, e rrethuar me shumë dashuri. /PRIVE.AL