Ups! Moment tejet i sikletshëm shënohet tek ‘Kënga Magjike’

By

Një moment shumë i sikletshëm është shënuar sonte në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Dy emra të rinj në skenë garuan për të marrë aprovimin e jurisë për epitetin ‘BIG’ por që nuk ia dolën shkaku i votave të jurisë.

Mes tjerash, kundër ishte edhe tekstshkruesi Olti Curri që bëri dallimin mes vëllezërve që garonin duke thënë se njëri prej tyre ishte ai që pamundësoi kalimin në finale të grupit.

‘Kështu e ke kur ta fut i joti’ – ishte komenti i Oltit i cili nuk kaloi pa një reagim të beftë nga njëri prej djemve që garonin i cili i tha: ‘Shumë ta kanë fut edhe ty’.

Momenti i sikletshëm kaloi me një reagim në mimikë të prezantuesit Ardit Gjebrea teksa publiku shpërtheu në ovacione nga tallja e bërë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm