Zëri i saj për shumë prej nesh mund të tingëllojë si i dëgjuar. Arbresha Gashi ose ndryshe Angel, që ka interpretuar refrenin e këngës Lule a therrë të Mozzik sapo ka bërë debutimin e saj muzikor.
Kënga ‘Ja fali’ me tekst të vetë Gramozit e punuar nga Zzap&Chriss është publikuar para pak çasteve në Youtube.
Nga përshtypjet e para, Angel definitivisht si një prej anëtarëve të On Records premton shumë në skenën muzikore shqiptare që së fundmi është pasuruar mjaft me ‘lojtarë’ të fortë nga ky label.
Mbetet të dëshmohet nga koha se si do rrjedhin gjërat mirëpo estrada bën mirë të mbajë shënime sepse Angel me gjasë do jetë një konkurente për t’u mbajtur në mend. /Prive.al/