Ryva së shpejti me dy projekte të reja

By

Disa javë më parë ju njoftuam se Ryva Kajtazi pas një sezoni tejet të ngjeshur, i është përvishur punës për të përmbyllur vitin me një baladë.

Megjithatë, pos këngës të punuar në studion e Virusit, Prive merr vesh nga këngëtarja pritet edhe një tjetër projekt.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me një reper nga Zvicra që do të publikohet së shpejti.

Të dyja këngët do të kenë të bashkangjitur edhe videoklipet teksa Ryva me gjasë do të vazhdoj të sjellë prodhimeve muzikore që rezultojnë shumë të suksesshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm