Amarda me kolegë rikthehen këtë fundvit aty ku e nisën?

By

Për shumë vite ajo ishte prezantuesja e vetme femër e ‘Portokalli’ krah Agron Llakajt.

Në fillim të vitit 2011, Amarda Toska u largua nga drejtimi i spektaklit në fjalë.

E për një rikthim të shkurtër, janë dashur të kalojnë plot nëntë vite.

Prezantuesja është rikthyer, siç ka zbuluar përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku shfaqet në zyren e programit të humorit krah grupit të aktorëve.

Burimet e Prive.al bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një ribashkim të disa prej figurave kryesore ndër vite për programin festiv të 31 Dhjetorit.

Përpos Amit, pjesë e ‘Portokalli’ në natën e ndërrimit të viteve do jenë edhe Bes Kallaku, Gent Bejko e Eneda Tarifa.

Kjo duket të jetë formula e menduar nga regjisori Altin Basha për të sjellë diçka të bukur e më ndryshe këtë vit duke ngjallur pak edhe nostalgjinë për shikuesit besnik ndër vite.

Nostalgji duket të ketë ndjerë edhe vetë Ami e cila në postimin e bërë, spektaklin më jetëgjatë të humorit e konsideron si ‘shtëpi, të ëmblën shtëpi’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm