Reperi i njohur 2PO2 po vazhdon sagën e publikimeve të njëpasnjëshme të këngëve të reja të cilat janë pjesë e albumit ‘2020’.
Viti 2017 nisi me projektin ‘El Chapo’ teksa po vazhdon tashmë me ‘Alo’ i cili do të publikohet këtë të premte.
Edhe projekti i ri pritet të ketë videoklip të punuar nga Imagine Films teksa për produksionin e këngës edhe këtë herë është përkujdesur Mixey.
Albumit ‘2020’ pas publikimit të këtij produkti do t’i mbetet pa publikuar edhe një këngë e cila do të jetë në bashkëpunim me Vig Poppan teksa edhe ajo do të jetë e gatshme për publikut brenda muajit janar. /Prive.al/