Andrra në të kuqe, bën që sytë të kthehen drejt saj (FOTO)

By

Mori shumë pëlqime e komente të mira nga paraqitja në ahengun familjar të këngëtarit Mehdin Përgjeqaj.

Ndërsa sonte, në një tjetër festë të madhe, ajo po shkëlqen krah bashkëshortit të saj Sinan Hoxha.

Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit Hoxha, ka zgjedhur të veshë një fustan të kuq, ngjyrë kjo klasike që tërheqë jashtëzakonisht shumë vëmendje.

Kësaj here ajo është larguar nga shkëlqimi, por jo edhe nga e prera në formë glloku amerikan e të fryrë në fund, duke marrë pamjen e një princesheje.

Dyshja janë fotografuar në dasmën e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku, që po mbahet në Tiranë, ndërsa duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.

Artikuj të ngjashëm