Alketa Vejsiu dje pushtoi mediat, me konfirmin e lajmit se do të jetë njëra nga bashkëprezantueset e festivalit më të njohur Italian ‘Sanremo’.
Por, tashmë kemi një tjetër emër të konfirmuar shqip që do të jetë pjesë e skenës së madhe.
Fjala është për yllin me prejardhje nga Kosova, këngëtaren Dua Lipa e cila do të këndoj si mysafire special së bashku me Lewis Capaldi.
Këtë gjë e konfirmon një nga faqet e Eurovision-it në botë ‘ESCXTRA’. Por, nuk dihet nëse Alketa e Dua do të jenë të vetme, pasiqë kemi parë shpesh që në këtë spektakël të muzikës në Itali, të garojnë emra shqiptarë e madje pak vite më parë Ermal Meta u shpall kampion i saj./Prive.al