A i kanë dhënë fund karrierës në muzikë Vesa e Big Basta?

By

U zhvendosën nga Shqipëria duke lënë çdo gjë prapa me një qëllim të vetëm – jetën më të mirë familjare me tashmë djalin, Lianin!

Çifti i njohur Big Basta dhe Vesa Luma ka kohë prej kur kanë nisur kapitullin e ri të jetës në Zelandën e Re, shumë kilometra larg origjinës.

Një rrethanë e re pa dyshim që i ka imponuar dyshes edhe kufizim në prodhimtarinë artistike.

Vesa dhe Big Basta nuk kanë publikuar ndonjë projekt të ri muzikor duke bërë që të aludohet mbi një mbyllje të karrierës për dyshen.

Por, kjo duket të jetë vetëm një fazë e nevojshme e pauzës, deri në rikthim. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nga Prishtina përmes një postimi në rrjete sociale ku mes tjerash shprehet: ‘Jemi ne nje faze shume te bukur frymezuese qe vetem kjo parajse ketu di ta jap..dhe po mledhim shume energji te mire..Besoj qe cdo artisti ju dashka nje reflektim nga larg te pakten nje here..dhe meqe me sa po shoh nuk eshte se ka ndryshuar ndonje gje sa i perket tregut muzikore, shume shpejt do te kthehemi me bukur e me te realizuar se cdo here tjeter.

E kuptuam një herë e mirë këtë mesele! /Prive.al

Ja dhe videoklipi me i ri muzikor nga ne dy ..kerkojme falje qe u vonuam pak kete sezon ..por kishim ca probleme teknike ..? Falenderojme nenen natyre, oborrin e shpise, dhe qiellin e bukur te dimrit ? ..Pertej shakas..dua t’ju falenderoj te gjitheve qe shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi ( ne sapo erdhem ?) ..Jemi ne nje faze shume te bukur frymezuese qe vetem kjo parajse ketu di ta jap..dhe po mledhim shume energji te mire..Besoj qe cdo artisti ju dashka nje reflektim nga larg te pakten nje here..dhe meqe me sa po shoh nuk eshte se ka ndryshuar ndonje gje sa i perket tregut muzikore, shume shpejt do te kthehemi me bukur e me te realizuar se cdo here tjeter..❤️Ju perqafojme shume shume #missyou #newzealand #auckland #devonport @bigbastaofficial

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

Artikuj të ngjashëm