Albumi “Good Kid, M.A.A.D City” i Kendrick Lamar është bërë albumi hip hop që më së gjati ka qëndruar në historinë e top listës amerikane.
Ky incizim kishte qenë studio albumi i tij i dytë dhe ishte realizuar në tetor të vitit 2012 ku ishin përfshirë këngë si “Backseat Freestyle”, “Poetic Justice” dhe Bitch, Don’t Kill My Vibe”.
Sipas të dhënave nga Chart Data, ky projekt i Lamar-it ka kaluar plot 400 javë në toplistën Billboard 200, me ç’rast edhe e ka fituar epitetin e lartpërmendur.