Albulena Kryeziu Bokshi: Ky është momenti kur jam ndier e poshtëruar në skenë!

By

Aktorja e njohur e teatrit, filmit e serialit Albulena Kryeziu Bokshi ishte e ftuara e rradhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”

Në rrëfimin e saj, Lena zbulon momentet e rënda që ka përjetuar gjatë karrierës.

Një ndër to ishte një shfaqje në shkollën e mesme “Letër nga burgu, letër në burg”, ku luante një grua që regjimi serb e kishte ndarë nga familja, por në mungesë të një lapsi, ajo han gishtin e saj dhe shkruan një letër me gjak për burrin e djalin.

E këtë rol e ka përjetuar goxha rëndë aktorja, teksa përpos këtyre ka pasur edhe siklete në skenë e e fundit ka ndodhur para pak javësh.

“Në premierë në Gjakovë u ndal rryma. Mundem me thënë se është hera e parë në jetë që jam ndier gati e poshtërume, unë dhe kolegët e mi.  Në kuptimin që gjithë atë vullnet e dashuri që e kemi pas, del një pakujdesi e dikujt edhe ta prish dhe nuk e din pse. Ajo ndalje e rrymës as nuk ka qenë e planifikume, plus teatri e ka informuar KEDS-in që kemi premierë dhe ka qenë e konfirmuar se nuk do të ndalet”. – u shpreh Kryeziu Bokshi.

Përtej kësaj, Lena u shpreh kjo ka bërë të mendoj nëse duhet të jetoj apo jo në këtë vend.

Artikuj të ngjashëm