Noah ka ditëlindjen, Argjentina i bën dedikim special

By

I biri i këngëtares së njohur shqiptare Argjentina Ramosaj, sot ka mbushur plot dy vjet jetë.

Në korrik të 2015-tës, Argjentina dhe bashkëshorti i saj Dukagjini ishin bekuar me një djalë të cilit i vunë emrin Noah.

Ata të dy janë prindër të përkushtuar dhe tashmë kanë filluar në kuptim të plotë jetën familjare, ngase Argjentina e ka ulur edhe aktivitetin në muzikë për t’iu dedikuar rritjes së të birit.

Kurse tani, në familjen e tyre ka festë ngase Noah ka ditëlindjen. Përveç ndonjë ndeje të organizuar për të, Argjentina ka shkruar ca rreshta emocionues për djalin, në profilin e saj në Instagram.

“Urime ditëlindjen vogëlushi im Pooh! Engjëlli im u bë dy vjeç sot! S’mund ta besoj që është rritur kaq shumë. T’i më sjellë shumë lumturi në jetën time Noah dhe jemi shumë, shumë me fat që të kemi djalë! Mezi po pres të shoh të gjitha gjërat e mrekullueshme që ti do bësh në jetë! Mami dhe babi të duan më së shumti në botë”, ka shkruar këngëtarja, duke e shoqëruar këtë urim me një fotografi të vogëlushit, të realizuar diku në bregdetin jugor të Shqipërisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm