Tea i kthehet Instagramit me këtë mundësi për ndjekësit

By

Tea Trifoni është pa diskutim personazhi më i komentuar i javëve të fundit.

Ish-konkurentja e programit “Përputhen” bëri shumë bujë pasi konfirmoi lidhjen me Beartin, teksa nga programi kishte dalë me Andin.

Përmes sqarimeve të mëtejme në Youtube dhe në rrjetin social Instagram, Tea tha se kjo është bërë falë një loje të stisur të produksionit që i kanë bërë presion të madh të dalë çift me Andin, shkaku i reklamave, përkundër mosdëshirës dhe mungesës së afeksionit.

Kjo i kushtoi Teas në rrjete sociale.

Një prej videove të saj u zhduk për t’u rikthyer më pas. E njëjta ndodhi me llogarinë e saj në Instagram.

Por pas disa ditësh mungesë, ajo është rikthyer!

View this post on Instagram

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Tea i ka dhënë mundësinë fansave që t’i bëjnë pyetje për kurreshtjen emadhe e pikëpyetjet e shumta që kanë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm