Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka sot ditë të veçantë në kalendar.
E lindur me 9 Qershor 1994, ajo mbushë sot 25 pranvera.
Me rastin e ditëlindjes, të shumtë kanë qenë miqtë e këngëtares që kanë ‘vërshuar’ rrjetet sociale me urime përmes fotografive të përbashkëta duke i dëshiruar çdo të mirë.
Por, një prej postimeve më interesante ka qenë ai i vëllait të këngëtares, Albanit.
Ai ka vendosur që ta urojë motrën me kolazhe të imazheve të përbashkëta nga fëmijëria teksa është shprehur se vazhdojnë të ndihen fëmijë, përkundër viteve që kalojnë.
Albani dhe Beatrix shquhen për lidhjen e tyre të fortë si motër e vëlla dhe duket se në frekuenca të njejta, të pandarë, paskan qenë qysh në fëmijërinë e hershme. /Prive.al